Katër vite lidhje që i coi prag martese, për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez gjërat dukeshin shumë mirë! Prandaj dhe ka rënë si bombë njoftimi këngëtarja dhe ish ylli I basketbollit të New York Yankees, janë ndarë.
Lopez 51 vjec dhe Alex 45 sapo kishin blerë në Miami një shtëpi prej 40 milionë dollare. Lajmin e përcollën Page Six e Neë York Post dhe TMZ, megjithatë nga cifti vetë nuk ka ende konfirmim. Megjithatë një burim tha për revistën People se gjërat kishin ca kohë që po shkonin në atë drejtim, edhe pse fansat lajmi I zuri në befasi. “Ftohja kishte nisur. Ishin secili aq të lidhur me botët e tyre të biznesit, dhe praktikisht nuk e panë se ku po shkonin”, thotë burimi.