KreuCelebrity

“The Kings”; Kampionët e botës në spektaklin e njohur vijnë në Shqipëri!

‘World of Dance’ është spektakli më i njohur i kërcimit në botë, që prej vitit 2017 nxjerr çdo vit kampionë në zhanerin e kërcimit. Garuesit shfaqin aftësitë e tyre në këtë zhaner, dhe kalojnë fazë pas faze nën sitën e anëtarëve të jurisë e cila është e përbërë prej Jennifer Lopez, Ne-Yo, Jenna Dewan etj.

Një super lajm vjen për të gjithë të apasionuarit pas kërcimit e baletit, pasi më datat 5-6 Qershor do te vijë në Shqipëri grupi kampion i ‘World of Dance’,  që mbajnë kurorën e kërcimtarëve më të mirë të botës, ‘The Kings’.

Ideatori i garës simotër, ‘World of Dance Albania’, Andi Murra ka bërë të mundur ardhjen e këtij grupi në vendin tonë. Do të jenë gjithashtu shumë të ftuar special;  shumë personalitete si;  Drejtori i një prej shkollave më të mëdha të kërcimi në Turqi, Drejtori i ‘World of Dance Ukraina’ e po ashtu edhe plot artistë internacionalë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF