Vetëm 3 ditë më parë e mohuan ndarjen, vetëm për ta pohuar tani se në fakt, nuk janë më bashkë. Ishte ish futbollisti Iker Casillas që e rrëfeu tani se ai dhe gazetarja Sara Carbonero, pas të cilës ishte dashuruar marrëzisht, nuk janë më bashkë.
Legjenda e Real Madridit e dha lajmin përmes një statusi në Instagram. “Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që kemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes. Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i mirëmenduar dhe e vendosëm në mënyrë të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të qëndrojnë përgjithmonë. Prioriteti ynë është edukimi i fëmijëve tanë dhe t’i mbrojmë ata në mënyrë që të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto janë fjalët e vetme që themi publikisht tani dhe në të ardhmen. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkuar futbollisti. Cifti është përballur në fakt, me disa momente shumë të vështira, të cilave duket as dashuria nuk I bëri dot ballë. Sara lufton me kancerin që I është rikthyer, ndërsa Casillas vuan nga probleme me zemrën.



















