KreuCelebrity

Moderatorja e famshme për Meghan Markle: “ Lotë krokodili, nga aktore e panjohur u bë dukeshë”!

Sipërmarrësja dhe autorja amerikane Bethanny Frankel iu drejtua Meghan Markle me një status në rrjetet sociale, ku shprehte mosbesim të hapur për pretendimet e Dukeshës.

Në kohën kur do të transmetohej intervista e famshme e saj dhe Harryt, Frankel shkruante se Meghani po qurravitej dhe i kujtoi sesi ishte një e panjohur përpara se të bëhej bashkëshortja e një princi të Anglisë.“Nga një moderatore, në një aktore të panjohur, pastaj duke vuajtur në një pallat mbretëror, në një intervistë me Oprah dhe qindra miliona marrëveshje me mediat”-shkruante ajo. Frankel së fundi ka zgjedhur të frenohet nga kritikat, por Donald Trump Junior, i biri i ish presidentit Donald Trump, që në shkuarën është kapur keq me Meghanin, nuk e la rastin t`i shpëtonte. “ Harry, të ka vënë përfund të ka marrë peng”, tha ai duke qeshur me faktin që Meghani e shfaqi veten si një viktimë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF