Intervista e Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey, e tronditi familjen mbretërore. Ish aktorja pohonte aty se ishte ndjerë keq në Pallatin Mbretëror, e madje kishte menduar dhe vetëvrasjen, dhe se gjithashtu kishte pasur shqetësime “ sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të ciftit”, duke nënkuptuar kështu se nuk kishin munguar as tonet raciste ndaj saj.
Mbretëresha është shprehur se po i verifikon këto pretendime, ndërsa Williams tha se nujk ka persona racist në familjen e tij. Mësohet sakaq se pak përpara intervistë, monarkja I kishte dërguar ciftit një dhuratë plot dashuri, një aparat për të përgatitur “waffles” për Archien në shtëpi. Kjo në mënyrë që vogëlushi të ushqehet sa më shëndetshëm, me gjëra të freskëta e të përgatitura posacerisht per te. Hajde thuaj pastaj që nuk shqetësohet për stërnipin!