Duket se kënga e saj e fundit “Thirr” me nota melankolike dhe tekst që pasqyron një dashuri që ka marrë fund nuk ka qenë fort e rastësishme. Elvana Gjata mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare me të fejuarin e saj.
Ndonëse artistja 34 vjeçare nuk pëlqen të flasë për jetën private, mungesa e unazës në gishtin e saj në postimet e fundit ka bërë që të lindin dyshime se Gjata është ndarë. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të cilët nuk kanë nguruar të pyesin artisten por që siç pritej nuk kanë marrë asnjë reagim prej saj.
Katër vite më parë nëpërmjet një interviste për mediat në Kosovë Elvana rrëfeu se po përjeton një histori të bukur dashurie me partnerin identitetin e të cilit preferoi ta mbante privat. Asokohe artistja zyrtarizoi lidhjen e saj në fshehtësi të plotë.