KreuCelebrity

Prekëse; nipërit dhe mbesa e Lady Diana shkruajnë kartolina për gjyshen e ndjerë!

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa shtete të tjera të botës më 14 Mars festohet Dita e Nënës. Pallati Kensington ka publikuar këtë të dielë tre kartolina të vogëlushëve të familjes mbretërore britanike, fëmjëve të Kate dhe William të cilët kanë shkruar nga një kartolinë për gjyshen e tyre të ndjerë Lady Diana.

 

 

Këtë vit Dita e Nënës do të jetë ndryshe edhe një herë. Shumë prej nesh do të jenë larg nga të dashurit tanë, por presim me padurim një kohë në një të ardhme jo shumë të largët kur mund t’i japim nënës sonë një përqafim përsëri. Cilatdo qofshin rrethanat tuaja, ne po mendojmë për ju këtë Ditë të Nënës” shkruhet në postimin në instagram

Në kartolinën e tij më i madhi i fëmijëve George shkruan:

“E dashur gjyshe Diana, Gëzuar Ditën e Nënës. Të dua shumë dhe mendoj për ty gjithmonë. Të dërgoj shumë dashuri nga George”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF