KreuCelebrity

Xhensila dhe Besi prindër për herë të dytë?!

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku duket se do të zgjerojnë familjen e tyre të bukur. Pas vogëlushes Ajka që ka ardhur në jetë dy vite më parë, në instagramin e Xhensilës kanë lindur dyshime se këngëtarja dhe aktori i humorit do të bëhen sërish prindër.

Teksa Xhensika ka uruar mikeshën e saj blogeren Vjosa për shtatzëninë e saj të tretë, përgjigja e kësaj të fundit çoi drejt aludimeve se edhe Xhensila është në pritje të ëmbël.

“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postin e saj.

“Urime edhe ty”, ja kthen blogerja duke zbuluar shtatzëninë e këngëtares.

Megjithatë duke qenë se vetë dyshja e njohur nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth pritjes së ëmbël, deri atëherë gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve dhe zërave të pakonfirmuar.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF