
Ditët e fundit jemi përqendruar në atë se sa Meghan Markle u frymëzua nga Lady Diana për pamjen që zgjodhi gjatë intervistës me Oprah Winfrey. Një mënyrë për të provokuar mbretërorët, mbase, me shumë se sa për të festuar kujtimin e princeshës, pasi stili i saj të kujtonte shumë Zonjën D në intervistën që e vuri mbretërinë në krizë në vitet ’90. Por ka nga ata, për vite me radhë që dëshirojnë të festojnë stilin e Dianës për atë që është, pa dërguar domosdoshmërisht mesazhe të fshehta, dhe ajo është Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit ka veshur disa herë veshje të ngjashme me ato të nënës së burrit të saj, duke interpretuar me stilin e saj thuajse perfekt trendet që bënë histori në vitet 80 dhe 90, të veshura nga një ikonë e stilit siç ishte Zonja D.
Ndër veshjet më të bukura të Diana nga të cilat Kate mori frymëzim, ne kujtojmë kadifen pa rripa që princesha veshi në Goldsmith’s Hall në 1981 për daljen e saj të parë publike me Princin Charles, dhe atë blu të veshur në Festivalin e Filmit të Kanës në 1987. Por inspirimet vijnë gjithashtu nga veshjet e përditshmërisë, përfshirë pallto, kostume dhe fustane të lehta.