KreuCelebrity

Shtatzënë për herë të dytë; Pipa Middleton fotografohet me barkun e rrumbullakosur!

Motra e Kate Middleton, Pipa është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e konfirmoi nëna e saj pak ditë më parë kur nëpërmjet një interviste për Good Housekeeping ajo zbuloi se e bija është në pritje të ëmbël.

Ditën e sotme Dailymail ka siguruar disa foto të Pipës duke shëtitur të birin 2 vjeçar në Londër dhe barku i së cilës ishte dukshëm i rrumbullakosur.

Motra 37-vjeçare e Kate Middleton kishte veshur xhinse të zeza të ngushta dhe atlete të bardha. Edhe pse mbante veshur një pallto të trashë sërish barku binte shumë në sy.

Pippa dhe bashkëshorti i saj James Mattheës u martuan në vitin 2017.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF