KreuCelebrity

Aktori i famshëm hollivudian: “ Krenar që asnjë nga 10 fëmijët e mi nuk u bë një idiot Hollivudi”!

Ka 10 fëmijë nga martesa të ndryshme, dhe të qënit prind e konsideron gjënë më të rëndësishme. Fëmijët e Eddie Murphy janë të moshave nga 2 deri në 31 vjec. Në një intervistë për revistën britanike the Mirror, komediani I quajti ata “qendrën e gjithckaje”.

“ Do të bëhem 60 vjec në prill dhe kamë gjithë këta fëmijë. Familja tani ka përparësi ndaj karrierës.  Ideja e qëndrimit non stop në sheshxhirim duke bërë nga tre filma në vit, është e shkuar e harruar”, tha aktori I nominuar për cmimet Oskar. “ Vjen një pikë kur e kupton se fëmijët kanë më shumë rëndësi se të tjerat, dhe nëse I vë ata në krye të listës së prioriteteve nuk gabon asnjëherë”, shton ai. Mbi të gjitha, Eddie është krenar për një gjë: që asnjëri prej fëmijëve të tij nuk është kthyer në një idiot Hollivudi! “ Janë të zgjuar dhe me këmbë në tokë, jam një baba shumë me fat”, është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF