KreuCelebrity

Çfarë fshihej pas veshjes së Dua Lipa në Grammy Awards!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë prej kohësh është kthyer në muzën e shtëpisë së modës Versace. Në ndarjen e çmimeve Grammy që u mbajt këtë të diel në Los Angelos, Lipa shkëlqeu e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë të punuar nga Versace.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram, shtëpia gjigande e modës zbuloi punën kolosale që është dashur për të punuar veshjen e artistes shqiptare, pas së cilës qëndrojnë plot 1500 orë punë.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për t’u bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55,000 kristalë. Dua Lipa, shkëlqeve mbrëmë” – shprehet Donatella në postimin e bërë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF