Shkëlqimi e pompoziteti nuk i kursyen cmimet Grammy nga kritikat. Fansat e aktores së ndjerë Naya Rivera reaguan mjaft të indinjuar nga fakti që ajo nuk ishte përfshirë në segmentin “In Memoriam”.
Rivera vdiq në menyrë tragjike korrikun e vitit 2020. Aktorja kishte dalë për një shëtitje me varkë me të birin 4 vjec. Ende nuk dihet saktësisht cfarë ndodhi, por aktorja duket arriti ta shtynte djalin lart. Ekspertët thanë se 33 vjecarja u mbyt pasi u lodh në përpjekjet për të shpëtuar jetën e djalitt. Ajo arriti ta shtynte atë nga uji, por vetë nuk doli dot.
Me një segment kujtimesh, Brani Carlile, Bruno Mars dhe Lionel Richie, nderuan emrat kryesorë në industrinë e muzikes që ndërruan jetë këtë vit, por aty mungonte emri i aktores së “Glee” , e kjo në një kohë kur Rivera kishte marrë dhe një nominim në “Grammys 2010” për performancën më të mirë nga një ‘duo’ ose grup me Journey, “Don’t Stop Believin”. “Meqë nuk u përmend në ‘Grammys’ unë do ta përmend atë. Pusho në paqe Naya Rivera, engjëll i bukur. Ne të duam dhe na mungon shumë”, shkroi një ndjekës, duke tërhequr pas tij shujmë komente të tjera.