KreuCelebrity

Kate Middleton, e “tmerruar dhe e poshtëruar” nga pohimet e Meghanit, dukesha flet për herë të parë!

Kate Middleton është tmerruar nga deklaratat që bëri kunata e saj gjatë intervistës me Oprah Winfrey. Më shumë, ajo është prekur nga pretendimet e Meghan Markle se Kate e ka bërë të qajë dy vjet më parë, në prag të dasmës mbrëterorë. Dukesha e Kembrixhit citohet të ketë thënë se ka mbetur e shokuar nga të tilla pohime, të cilat ajo i ka quajtur “poshtëruese për të”.

Ekspertja mbretërore, Katie Nicholl thekson se nuk e ka dëgjuar kurrë Kate-in të fyejë dikë rreth e rrotull saj. “ Dukesha është shumë e kujdesshme me sjelljen e saj dhe mënyrën sesi i trajton njerëzit”, shprehet Nicholl. Meghan tha gjatë intervistës se pas shpërthimit të Kate, që e kishte bërë të qante, kunata I kishte kërkuar falje e madje i kishte dërguar dhe lule. Ndërkohë burime të brendshme kanë rrëfyer një tjetër variant, sipas të cilit ishte Meghan që ia mbylli Kate derën në fytyrë duke e bërë këtë të fundit që të lotonte. Nicholl u shpreh se e vërteta është ndryshe, dhe se princi Harry dhe Meghani brenda vetes, e dinë fare mirë që “nuk janë në pozitën të replikojnë”.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF