Aktorja e homorit Delinda Disha, nuk rresht së surprizuari. Një tjetër figurë e njohur i është shtuar portofilit të personazheve të saj, të cilat janë gjithmonë të spikatur. Këtë paradite aktorja ka shpërndarë në rrjet një video nga ajo cfarë pritet të transmetohet këtë javë në Klanifornia.
Teksa, e sheh pa dëgjuar asnjë fjalë nga dialogu që ajo ka me aktorin Eglein Laknori, pamja e saj të sjell kandidaten e re të Partisë Socialiste mjeken Najada Ccomo. Po përtej imazhit unik të doktoreshës, Delinda me atë copëz imitimi që ka publikuar provokon të qeshura, e sigurisht edhe një super numër, që pritet ta shohim këtë të shtunë në ekranin e Tv Klan.
Delinda Disha është një nga aktoret më të spikatura të formateve të humorit në vitet e fundit, ku përtej karaktereve të krijuara prej saj, ajo ka shkëlqyer edhe me imitimet e personazheve të njohur si; Briseida Shehaj, Monika Kryemadhi, Mirela Milori, Arbana Osmani, apo edhe së fundmi Alketa Vejsiun!