Dafina Zeqiri ka folur përherë hapur rreth problemeve që ka hasur me shëndetin mendor dhe herë pas here ajo ka treguar se ka vuajtur nga depresioni. Artistja ka ndarë shumë herë eksperiencën e saj personale me ndjekësit në instagram me luftën e gjatë kundër depresionit e ankthit.
Së fundmi Dafina ka krijuar një këngë, të cilën ja ka kushtuar të gjithëve atyrë që ashtu si ajo janë në luftë të përditshme me probleme të shëndetit mendor.
‘Duro’ titullohet kënga, me anë të së cilës Zeqiri jep mesazhin e fortë se kjo ‘luftë’ fitohet vetëm duke thyer heshtjen e duke rrfëyer ndjenjat që gjithsecili përjeton.
“Për ty që ndihesh vet!
Për ty që ndihesh pa fuqi!
E ty që je lodhë!
Nuk je vet!
Bashkë shërohemi!
Veç fol!
Theje heshtjen” ka qenë mesazhi i Dafinës në fund të këngës.