Xhixhi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator teksa mirëpritën në jetën e tyre bebushen Khai. Teksa supermodelja ka zgjedhur të shijojë në privatësi të plotë mëmësinë, miliona ndjekësit në llogarinë e saj në instagram mezi presin të shohin portretin e vajzës së vogël.
Pak minuta më parë, në instagramin e Gigi-t u publikua një video e saj teksa shihet me bebushen në dorë, veprim që duket se është bërë padashje, pasi në vetëm pak sekonda video është fshirë.
Ndonëse mami e re reagoi menjëherë duke mos lënë ‘gjurmë’ të bebushes në rrjet, ndjekësit e vëmendshëm kanë mundur të fiksojnë portretin e Khai-t nëpërmjet ‘screenshoot’.
Ashtu siç pritej, fotot e vogëlushes së Gigi-t dhe Zayn kanë nisur të bëjën xhiron e rrjetit.