KreuCelebrity

U bë nënë për herë të parë; zbulohet emri i djalit të Afërdita Dreshaj!

9 muajve të pritjes së ëmbël u erdhi fundi dhe mbrëmjen e së martës, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti Jakub Kindl mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e tyre të parë që është një djalë.

Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj vetë Aferdita ku nëpërmjet një foto familjare, tashmë prej tre anëtarësh ajo ndan emocionet e rralla të të bërit nënë.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”; shkruan modelja shqiptare përbri postimit teksa shihen prindërit e rinj të mrekulluar pas bebushit të tyre.

Sakaq pak çaste më parë burime për ‘revista who’ kanë bërë me dije se dyshja e kanë quajtur të voglin Sky Blue Kindl

Lajmin e pritjes së ëmbël Afërdita e bëri publik në Tetor të 2020-ës, shtatzëni që është frut i një dashurie disa vjeçare me lojtarin e hoekit me të cilin modelja lidhi kurorë më 29 qershor 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF