KreuCelebrity

Pra fansat janë të bindur se Adrola Dushi dhe Capital T janë çift; i tradhëtojnë fotot!

Thashethemet se ish- miss Shqipëria Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë nisur një romancë po qarkullojnë prej muajsh në mediat online e rrjetet sociale.

Ndonëse dyshja nuk i ka konfirmuar këto zëra, duke u shprehur se lidhja e tyre është vetëm profesionale, disa detaje të përbashkëta në fotot e publikuara së fundmi nga Adrola dhe Capital T duket se kanë tradhëtuar dyshen, duke vërtetuar se ata janë bashkë.

Disa ditë më parë, nëpëmjet postimeve në instagram, reperi u pa se ndodhej në Maldives për të pushuar. Ajo çka u vu re në postimet e tij ishte fakti se ishte i shoqëruar nga një person i dytë. Si gjithmonë, ndjekësit u treguan tejet të vëmendshëm për të kapur detaje dyshuese, që në këtë rast ata janë të bindur se shoqëruesja e Capital T është pikërisht Adrola Dushi.

Në  një foto të reperit dallohej qartë tek sytë një vajzë me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”.

Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar as ngacmimet nga fansat që shkruajnë:

“Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

“Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Në këtë mënyrë janë krijuar edhe më shumë dyshimet se Capitali është me Adrolën, por ata nuk kanë konfirmuar ende asgjë dhe gjithçka mbetet për t’u vërtetuar me kalimin e kohës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF