
Nisi në fund të shkurtit dhe përfundoi tani; pandemia i ka bllokuar në masë të madhe aktivitetet kulturore, por interneti është kthyer në një dritare shpëtimi për shumë prej tyre. Kjo ndodhi dhe me Festivalin Mbarëkombëtar, “Moisiu On”, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Sjfaqet e tij u transmetuan livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. Deri më 14 mars 2021, në ora 19:00, adhuruesit e teatrit patën mundësinë të ndjekin 21 shfaqje online. Eventi megjithatë e kishte karakterin e tij garues, dhe në fund, çmimet u ndanë po në të njëjtën mënyrë sic u zhillua festivali.
Për aktorin e ri më të mirë, fituesit ishin dy: Igli Zarka me “Galaksia” dhe Silvio Goskova me “Kopshti i Qershive”
Aktori më i mirë joprotagonist u shpall Gert Ferra po me “Kopshti i Qershive”
Aktorja më e mirë joprotagoniste Arta Mucaj me Teatrin e Prishtines
Çmimein e aktores më të mirë protagoniste e rrëmbeu sërish Olta Daku për interpretimin e shkëlqyer tek “Galaksia”
Aktori më i mirë protagonist u shpall Gëzim Rudi me “Monserati”, teatri Prizren
Çmimi i regjisë më të mirë i kaloi Dino Mustafic
Shfaqja më e mirë, “Galaksia”, e Teatrit Kombëtar



















