Sara Hoxha u bë nënë për herë të parë më 15 dhjetor 2020, teksa sëbashku me reperin Ledri Vula çifti mirëpritën në jetën e tyre vajzën Poem Blu.
Ndërsa mami Sara po shijon muajt e parë të mëmësisë, ajo nuk e ndan në asnjë moment bebushen dhe në pothuajse gjithë përditshmërinë e saj, Poem Blu është gjithmonë me mamin. Në postimin e radhës në instagram, partnerja e Ledrit tregoi se bashkë me të bijën po ndiqnin disa seanca yoga, por disa prej komentuesve nuk u kishte shpëtuar një detaj për të cilin kanë kritikuar mamin e re.
Në disa foto, Poem Blu shihet me kapë në gojë, ndërsa në një tjetër, kapa është e vendosur në dysheme. Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, prandaj i kanë dërguar disa mesazhe Sarës, e cila zgjodhi t’i bënte publike.
“Krejt mirë, po biberoni mashtrues i bebes në parket, ndërsa në foton tjetër në gojë të bebes”, i shkruante ndjekësja.
“O njerëz të mirë… Po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni njëherë, që njëherë e ka pasur në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë, se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua”, iu përgjigj Hoxha.



















