Ylli i muzikës botërore, Elton John e ka kritikuar ashpër Selinë e Shenjtë, për vendimin e marrë për të mos bekuar martesat ndërmjet çifteve me të njëjtin seks. Vatikani i ka thënë jo martesës gay dhe në llogarinë e tij zyrtare në Instagram këngëtari I madh ka krituar hapur klerikët duke u shprehur me tone të ashpra ndaj këtij vendimi.
“Si mundet Vatikani të refuzojë të bekojë martesat gay që janë “mekatare” dhe ndërkohë nëpërmjet fitimit investojnë miliona në Rocketman, një film që rrëfen triumfin e lumturisë falë martesës time me Davidin?’ ka shkruajtur ylli i muzikës. Sipas Vatikanit martesat ndërmjet personave të njëjtit seks nuk janë të lejuara, megjithëse komuniteti i kishterë dhe priftërinjtë po mirëpresin në kisha dhe kërkojnë respekt për të gjithë ata që kanë pritje homoseksuale. Ndërkaq Papa Francesku ka aprovuar më së fundi dhe dekretin e Kongregacionit të Besimit, për mos lejimin e bekimit të martesave gay, megjithëse kishte pohuar se do të mbështeste ato në një intervistë dhënë në 2020-tën. Janë pikërisht këto hapa prapa që e kanë zemëruar këngëtarin, i cili ka publikuar në Instagram, disa fotografi të artikujve ku shpjegohej dhe qëndrimi i Vatikanit. Krahas këtyre atikujve Elton ka dashur të sjellë në qendër të vëmendjes hiprokrizinë e Selisë së Shenjte, e cila kishte investuar pa asnjë problem miliona dollarë për filmin e tij biografik, “Rocketaman”. Sipas Daily Beast, Selia e Shenjtë investoi një buxhet prej 4 milionë dollarë për filmin “Man in Black: International”dhe për filmin “Rocketman”, ku Elton John fitoi çmimin Oscar për kategorinë e këngës më të mirë origjinale “I’m Gonna Love me Again”, një bashkëpunim me Bernie Taupin.



















