KreuCelebrity

Ariana Fejzullahu shtatzënë për herë të pestë?!

Ermal Fejzullahu është shprehur shpesh nëpër intervista që dëshiron të ketë një familje të madhe, me shumë fëmijë. Dhe në fakt ashtu ka qenë! Çifti Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë prindër të katër fëmijëve, e duket se për çudinë e askujt familja do të zgjerohet sërish.

Të paktën një foto e publikuar nga Ariana, ka bërë që të lindin dyshime për shtatzëninë e pestë të blogeres.

Sigurisht vetëm një dyshim i lindur nga një foto nuk mjafton, ama instagrami dhe fotot e publikuara në të, jo rrallë kanë qenë burim fillestar për lajme të cilat kanë rezultuar të vërteta.

Nëse bebi nr 5 është rrugës për familjen Fejzullahu, atëherë urime!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF