KreuCelebrity

Merr fund ‘lufta’ disa vjeçare mes Stresit dhe Noyzit; reperat bëjnë paqe!

Mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes reperave Noizy-Stresi kanë qenë të shpeshta për disa vite me radhë, dhe jo pak herë dyshja e njohur janë përfshirë edhe në përleshje fizike.

Por, duket se reperat i kanë sheshuar hatërmbetjet duke i dhënë fund armiqësisë së lindur disa vite më parë dhe duket se ka qënë Stresi ai që ka kërkuar ta lënë pas të shkuarën dhe të jenë kolegë të mirë.

“Unë nuk e njoh me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë. Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, është shprehur Arkimed Lushaj gjatë një video ‘live’ në insagram.

Nga ana tjetër nuk ka vonuar edhe përgjigja e Rigelsit (Noizy) i cili u shpreh se ai vetë nuk ka sulmuar asnjëherë njëri, por është shprehur i hapur për ngritjen e flamurit të paqes mes tyre.

“Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk falë nga frika, por falë se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”, deklaroi mes shumë gjërash ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF