KreuCelebrity

“Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës”; Kate Middleton reagon për herë të parë rreth akuzës së Meghan!

Intervista e Meghan Markle përballë Oprah Winfrey vijon të komentohet vazhdimisht pas deklaratave të shumta dhe akuzave që bashkëshortja e princ Harry ka hedhur drejt familjes mbretërore.

Në bisedë u prek edhe një incident i ndodhur mes Meghan Markle dhe kunatës së saj Kate Middelton në ditën e dasmë së Meghan që sipas kësaj të fundit publikut asokohe i është servirur versioni i kundërt o historisë.

Në 2018-ën, në shumë tabloid u shkruajt për një marrëdhënie të krisur mes kunatash. Kishte zëra që thoshin se Meghan e kishte bërë për të qarë Kate-in gjatë bisedave për veshjen e shoqërueses së nuses, princeshën e vogël Charlotte.

Sipas Meghan-it versioni i vërtet është ai i kundërti.

“Ndodhi e kundërta. Pak ditë para dasmës, ajo ishte e mërzitur me diçka -dhe po, është pikërisht për atë çfarë kanë shkruar, për veshjen e vajzës që do të mbante lulet. Isha unë e lënduara dhe ajo që qau.”

Së fundmi rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe Kate, e cila duket se nuk e ka vlerësuar aspak që Meghan e risolli në publik edhe një herë këtë ngjarje. Sipas ekspertes mbretërore Katie Nicholl, Kate nuk e priste këtë reagim të Markle.

“Kate është kaq diskrete dhe e respekton jetën e saj private. Ju kurrë nuk dëgjoni diçka të tillë të thuhet për të, sepse ajo është shumë e kujdesshme në mënyrën se si i trajton të tjerët. Pra, që kjo histori të qarkullojë është pak e vështirë. Kate ndjeu se incidenti tashmë ishte zgjedhur, dhe ridalja e tij në sipërfaqe, në publik, duket e tepërt”; është shprehur Katie

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF