KreuCelebrity

Rrëfehet Demi Lovato; humba virgjërinë përmes përdhunimit!

Ndonëse sot është një emër tejet i suksesshëm në fushën e muzikës, jeta e Demi Lovato nuk ka qenë aspak e thjeshtë, e jo rrallë ajo ka përjetuar situata të tmerrshme duke u nisur që nga adoleshenca e hershme. Në dokumentarin e saj të ri ‘Dancing ëith the evil’ Lovato ka rrëfyer kujtimet e hidhura nga abuzimet seksuale më të cilat është përballur kur ishte adoleshente.

Dy nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë lënë gjurmë në jetën e artistes së famshme, kanë qenë kalimi në mbidozë droge në vitin 2018 ku për pak rrezikoi jetën, si dhe një kujtim i trishtë në moshën 15 vjeçare kur Demi ra pre e një përdhunimi.

“Kur isha adoleshente isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi. Unë s’kisha një herë të parë romantike. S’ishte për mua, ma shpifte. Pastaj më duhej ta shihja këtë njeri gjatë gjithë kohës, prandaj fillova të mos haja më dhe ta përballoja në mënyra të tjera. E kam dënuar veten për vite me radhë, prandaj kam kaluar një kohë shumë të vështirë derisa kam pranuar se çfarë ndodhi ishte në fakt përdhunim. Ne thjesht dilnim dhe mendova se nuk do t’i çonte gjërat më larg nëse unë s’doja. Kjo s’kishte rëndësi për të dhe e bëri. Për shumë kohë i kam thënë vetes që është faji im sepse unë pranova të jem në një dhomë me të. Unë dilja me të.”; tregoi Lovato

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF