Cara Delevingne sot njihet për prirjen e saj seksuale; modelja e ka pranuar hapur së tërhiqet prej femrave, e ka pasur një sërë lidhjesh me vajza të njohura ndërsa dy vjet më parë u tha se ishte fejuar me Ashley Benson.
Cara e ka bërë këtë zgjedhje të saj të duket mjaft e natyrshme, ndaj befasoi shume me rrëfimin që bëri së fundi për Gwyneth Paltrow. Delevingne i tha aktores hollivudiane se në fakt, kishte qenë homofobe, dhe kur kishte kuptuar për herë të parë preferencat e veta seksuale, kishte menduar të vriste veten! Nuk e pranonte dot idenë e një partnereje të së njëjtës gjini dhe kjo i kishte shkaktuar vuajtje të mëdha! Paskësaj, për një kohë të gjatë kishte vazhduar të shpresonte se ishte një njeri me preferenca ‘straight’, por tani e ka pranuar faktin dhe kja gjetur paqen me veten.



















