Dhjetorin e vitit të kaluar Ellen Page, pohoi ndërmjet një posti në Instagram faktin që ishtë një transgender. Pas një periudhe heshtje, ajo, tashmë mashkull I quajtir Elliot, kthehet të flasë nëpërmes një interviste dhënë për revistën e njohur “Time”. Gjatë kësaj interviste ka rrëfyer të gjitha frikërat, ankthet e këtij rrugëtimi.
Page nuk është penduar, ndërsa pohon se nuk e kujton me saktësi momentin që dëshironte të ishte një djalë i vërtetë. Vetëm kur ishte 9 vjeçe e lejuan të priste flokët dhe u kuptua qartë që ndjehej si të ishte djalë dhe se kjo ishte e vetmja arsye që e bënte të ecte përpara në këtë jetë. Në intervistën për “Time”, e cila i ka dedikuar dhe kopertinën e saj për këtë numër, Eliot thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për rrugën e ndjekur, e cila bëri që nga Ellen, një aktore e njohur dhe shumë e kërkuar në star system, veçanërisht për interpretimin e saj në filmin Juno, në Eliot. Rritur në Halifax, Page më së fundi ka arritur të dalë në dritë dhe të tregojë natyrën e saj të vërtetë, të cilën ka munduar ta fshihte vetëm e vetëm për të ndërtuar karrierën e saj si aktore. Ajo rrëfen se në filmin Pit Pont, iu desh të mbante një paruke derisa t’i rriteshin flokët. “Të ndiqja pasionin tim ishte fryt i një kompromisi të vështirë,” rrëfen 34 vjeçari Elliot, tre muaj pasi kishte njoftuar në Instagram me anë të një letre në të cilën shkruante për herë të parë se ishte një transgender.
“Kam provuar një ndjesi të vërtetë eksituese dhe një mirënjohje për veten që arrita të isha këtu, në këtë pikë të jetes time”, shpjegon tani. “Prisja më shumë mbështetje dhe dashuri, por dhe shumë urrjetje dhe transfobi, që duhet të pohoj që ka ndodhur”, ka vazhuar më tej aktori i cili tashmë është në mes të xhirimeve të sezonit të tretë të serialit “The umbrella academy”. Në lidhje me të drejtat e komunitetit transgender, Presidenti Biden ka ndjekur një politike ndryshe nga ajo e ish- presidentit Trump, kështu për shembull ushtarakët duhet ta pohojnë hapur situatën e tyre në rast se duhet të jenë në radhët e ushtrisë. Ndërsa në Hollywood situata është më ndryshe, është një revolucion i cili ka marrë rrugë dhe duhet durim të arrijë aty ku duhet.



















