Fjalëve nuk i shpëtojnë dot të famshmit e ata të veshur me pushtet. Por bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, nuk la që të zgjasnin shumë thashethemet në rrjet për një lidhje të saj dhe këngëtarit Kastro Zizo. Mes komenteve në videon që ajo postoi në Instagram nga bashkëpunimi I saj me Alban Skënderaj, ishte dhe njëri mjaft ngacmues. “Videoklip shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thonë se e ke pasur të dashur në gjimnaz?”, shkruante ndjekësi. Ajola ia preu shkurt se dicka e tillë, nuk ka ekzistuar.
“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetëm qe nuk e kam patur KURRË të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as qe nuk e kemi pëlqyer ndonjëhere njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por në klasa paralele, pra të ndryshme. Të vetmet gjëra qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika (kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin patën formuar grupin « 2Farm », që u bë shumë i famshëm në atë kohë, dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta. Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë). Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshendesim njëri tjetrin me respekt, kaq”, u përgjigj ajo.



















