E rikthyer me forcë në qendër të vëmendjes që kur njoftoi se do të bëhej pjesë e skenës politikes të vendit, Floriana Garo bëri ca rrëfime ndryshe tek “Abc e Pasdites” .
Si rrallëherë, ajo dha detaje mbi jetën e vet familjare, duke e nisur nga kënga që simbolizon dashurinë e vet me të shoqin.
“I found my love in Portofino”, është kënga e tyre, dhe kjo për shkak se aty janë takuar bashkë. Ndërkohë, rrëfeu se është “e fiksuar” pas detajeve dhe shpesh kërkon të ndryshojë orenditë e shtëpisë. Pyetjes nëse ka plane për fëmijë të tretë, iu përgjigj: “Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”!



















