Pak ditë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko mirëpritën bekimin e dytë në jetën e tyre, teksa u bënë prindër të një vajze. Krahas urimeve dhe komenteve të bukura për ardhjen në jetë të bebushes, pati edhe nga ata që komentuan duke paragjykuar emrin Bota që prindërit zgjodhën për të voglën.
Nëpërmjet rubrikës ‘ask’ në instagram, Elita bëri publike përgjigjen për të gjithë ata që e kanë pyetur apo kanë ndërmend të pyesin apo të paragjykojnë për zgjedhjen e emrit.
“A ju kanë paragjykuar për emrin Bota”; e pyet njëri prej ndjekësve
“Po shumë! Por dua t’i pyes ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emri Ylli, Marsi, Venera, Bora, Dielli etj e jo Bota”; i është përgjigjur Elita komentueses por edhe çdokujt tjetër që do të ketë të njëjtën kureshtje
Moderatorja dhe reperi u bënë prindër për herë të dytë, dy vite pas djalit të parë Zëri.



















