Në familjen Ledri Vula njëri prej njerëzit më të afërt të reperit ka ndërruar jetë. Gjyshi, me të cilin Ledri ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë është ndarë nga jeta, duke lënë zi e boshllëk në familjen Vula.
Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram Xheraldina, nëna e Ledrit e cila njofton për ndarjen nga jeta të babait të saj.
“Baba jem i miri, sot ti mbylla sytë dhe të ledhatova për here te fundit. Te dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi. Për miqtë dhe ata qe e kane njoft dhe dasht: Vorrimi do te behet neser ne rrethin e familjes se ngushte. Të pame nuk ka. Ngushëllimet i pranojmë me sms dhe telefonata”; shkruan Xheraldina në postimin, që me siguri është më i vështiri në jetën e saj.
Ledri Vula është shprehur gjithmonë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshërit e tij dhe se që prej nisjes së karrierës ata kanë qenë fansat më të zjarrtë të nipit të tyre.



















