KreuCelebrity

Pas lajmeve për ndarje; Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez fotografohen duke u puthur ne plazh!

Pak ditë më parë lajmi se Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez i dhanë fund romancës 4 vjeçare bëri xhiron e rrjetit në mbarë botën. Por vetëm pak orë pas përhapjes së lajmit, dyshja i përgënjeshtroi thashethemet duke mohuar që ata të jenë ndarë.

Jlo dhe Alex, jo vetëm që nuk kanë një krizë në marrëdhënien e tyre, por ata vazhdojnë të jenë të dashuruar njëjtë si në fillim të lidhjes. Dailimail ka publikuar disa fotos të dyshes, teksa janë fotografuar duke u puthur teksa ndodhen në Karaibe, ku Lopez po xhiron komedinë e re ‘Shotgun Weeding’.

Këto pamje vijnë pas thashethemeve se Lopez ka marrë vendimin për t’i dhënë fund fejesës me lojëtarin profesionist të bejsbollit për shkak të zërave se ai dhe Madison LeCroy mund të kenë pasur diçka bashkë.  E vërteta është se diva latine dhe ylli i bejzbollit janë bashkë dhe ndarja nuk është aspak çështje në axhendën e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF