KreuCelebrity

Dhurata që mori Afërdita nga i shoqi pas lindjes së djalit ishte e thjeshtë, por vlen më shumë se paratë!

Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë përpara 2 ditësh, dhe gëzimi i saj dhe I bashkëshortit, Jakub, është i pamatë! Modelja solli në jetë një djalë, Sky Blue, dhe është në qiellin e shtatë.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo. “Zemrat tona po shpërthejnë”, ishte komenti i të shoqit. Afërdita dhe Sky i vogël kanë dalë nga materniteti dhe janë kthyer në shtëpi, ku i prisnin surpriza të këndshme nga Jakubi, dhe motra e saj, Jehona. Hokeisti çek i kishte blerë një lulesh të mrekullueshme, por gjëja më me vlerë ishte mesazhi i dashurisë së tij të madhe, në pusullën shoqëruese. “Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do të jesh nëna më e mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të dua Jakub”, shkruante ai.

Ndërsa Jehona i kishte sjellë disa tullumbace mjaft të bukura, dhe një arush për nipin, që po rrethohet me kaq shumë dashuri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF