
Lorik Cana po kalon me familjen në Dubai ca pushime të shumëmerituara pas izolimit të gjatë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ish kapiteni I kombëtares shqiptare nuk ndenji dot pa e postuar një foto me vogëlushen e tij të adhuruar, Enkeleidën. Foto të tilla janë të rralla, ndaj kërshëria qe e menjehershme. Edhe pse Loriku dhe Monica ende nuk kanë vendosur të tregojnë pamjen e plotë të vajzës, kaq mjaftoi për të parë sesa është rritur ajo, ndërsa vetë ish futbollisti shfaqej mjaft në formë. Ndonese pse përpara disa kohësh, kur u largua nga fusha e blertë mori mjaft peshë, ai ka arritur t`i largojë kilogramët e tepërt e të rikthehehet në një formë mjaft të mirë fizike.