KreuCelebrity

I humbur nga ndarja me Kim Kardashian? Përkundrazi, Kanye West bëhet miliarder!

Ata që menduan se Kanye West do të dilte i humbur nga divorci me Kim Kardashhian, e kanë gabim. Martesa, në vetvete, për aq sa zgjati, duket se që një “reklamë më vete” për bizneset e tij, dhe sot Kanye, sipas prestigjozes Bloomberg, numëron 6.6 miliardë dollarë pasuri.

Shumë mirë ka ecur sidomos marka e tij e veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe duket se reperin e ka ndihmuar së tepërmi dhe kontrata e re shumëvjeçare me Gap. Sipas Business of Fashion, vetëm Yeezy vlerësohet të shkojë nga 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Bashkëpunimi Yeezy Gap, linja e re që do të dalë këtë verë, pritet të mbërrijë nivele edhe më të larta kuotimi. Vetëm katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milionë dollarë. Kim, në kerkesën për divorc, shkruante se arsyeja e ndarjes mes tyre ishin “diferencat e papajtueshme”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF