Përmes Skype, Genta Ismajli rrëfeu te “Rudina: në Tv Klan sesi u njoh dhe me biznesmenin turk, Hysein Usta, me të cilin është e lidhur tashmë prej dy vitesh. .”Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?”, e pyeti moderatorja. Këngëtarja u përgjigj fare thjesht.
“Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë”. Sa për lajmet e shtatzanisë në media, Genta tha se nuk janë aspak të vërteta. “Unë dhe Usta kemi një mal planesh e projektesh, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”, tha ajo. Ndërkohë, rrëfeu dhe surprizën e vecantë që ai i bëri në urën e Bosforit. “Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe pashë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtet shumë. Kur hymë brenda, pashë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, të gjitha të mirat e Zotit ishin aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një djalë e luajti në violinë këngë shumë të bukura romantike. Por e fundit pastaj, ishte kur emri im u shkrua në urën e Bosforit”, tha ajo.