KreuCelebrity

Kritikoi vajzat e mbushura, modelja humb ndjekësit e kërkon falje!

Një video e vjetër që kishte shkaktuar shumë pakënaqësi, është rishfaqur në Tik Tok dhe I ka kushtuar modeles Giulia De Lellis një numër të madh ndjekësish. Në videon e vitit 2017, ajo sulmonte vajzat e mbushura, por është përballur me sulme të mëdha në internet e është detyruar të kërkojë ndjesë.

Ajo është tronditur dhe vetë nga urrejtja me të cilën u përball dhe ka postuar disa nga postimet që e shqetësuan më shumë. “ Fece e gjinisë femërore”, “ të të vijë turp që ke lindur”, ishin vetëm disa nga shprehjet që kanë përdorur zërat kundër saj, ndërsa lista e fyerjeve është mjaft e gjatë, megjithatë De Lellis thotë se po përpiqet të ruajë qetësinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF