KreuCelebrity

Vetëm një ditësh; Afërdita Dreshaj publikon fotot e të birit te porsalindur!

Aspak supersticioze për të ndarë me publikun bekimin e saj të parë, Afërdita Dreshaj ka publikuar foton e të birit të porsalindur.

Modelja dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër tri ditë më parë, dhe pasi zbuluan emrin që Blue Sky që kishin zgjedhur për të birin, ditën e djeshme ata prezantuan me ndjekësit në instagram bebushin Sky.

Më 16 mars dyshja do të përjetonte ndjesinë më domethënëse teksa mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e tyre të parë. Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj vetë Aferdita ku nëpërmjet një foto familjare, tashmë prej tre anëtarësh ajo ndan emocionet e rralla të të bërit nënë.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”; shkruan modelja shqiptare përbri postimit teksa shihen prindërit e rinj të mrekulluar pas bebushit të tyre.

Lajmin e pritjes së ëmbël Afërdita e bëri publik në Tetor të 2020-ës, shtatzëni që është frut i një dashurie disa vjeçare me lojtarin e hoekit me të cilin modelja lidhi kurorë më 29 qershor 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF