Prej disa javësh Fjolla Morina ndodhet në kërkim nga policia shqiptare, për shkak se theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis nga Shqipëria. E ndërsa emri i saj vijon të jetë prezent në skedat e policisë, Fjolla duket se po kalon një ndër periudhën më të bukur të jetës së saj.
E ndodhur në Maldive me partnerin e saj, këngëtarja ka marrë propozimin për martesë, video e cila është shprndarë kudo në rrjet. Të ndodhur në një prej vilave të rivierës ekzotike në Maldives, partneri i Fjollës, Besniku ka suprizuar të dashurën e tij duke shkruar në pishinën e vilës ‘Marry me’ (Martohu me mua).
Propozim që mori si përgjigje Po!
Kutjojmë që disa muaj më parë Fjolla Morina u kap në kufirin Shqipëri-Kosovë me dy armë pa leje në makinë dhe policia vendosi për këngëtaren dënimin ‘arrest shtëpie’ vendim të cilin Morina e theu vetëm pak javë më vonë.