Në 19 mars, në “Ditën e Baballarëve”, Arbana Osmani I bëri të atit një dedikim mjaftë të vecantë. Ajo publikoi fillimisht ku shiheshin të dy bashkë duke qeshur të lumtur, shoqëruar me mesazhin: “Askush në këtë botë, nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj. Por edhe unë vdes për të ama. Gëzuar ditën e baballarëve për njeriun tim të preferuar, superheroin tim”.
Paskësaj, postoi dhe një video të shkëputur nga emisioni i saj, “Dua të të bëj të lumtur”, ku shihet sesi babai I vjen studio dhe e surprizon, duke I thënë se ndihet krenar për të. Moderatorja e cilësoi këtë si njërin “nga momentet më të bukura të jetës dhe është shprehur shumë e lumtur që babai ka thënë fjalë aq të bukura, për një “vajzë që nuk ka qenë fiks perfekte”. Arbana, që ka lënë një martesë pas krahëve, tani po shijon lidhje me partnerin Eduart Grishaj, me të cilin ka dhe një djalë, Diellin.