
Raporti i sivjetshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin më të lumtur të botës u publikua dhe në krye të renditjes, është sërish Finlanda. Vendet nordike, prej vitesh e kanë pushtuar kreun e kësaj liste dhe ky vit nuk solli ndryshime të mëdha, vetëm ndonjë spostim të vogël pozicionesh në dhjetëshen e parë. Shqipëria sakaq, në një listë me 95 shtete, është e 63-ta. Kosova radhitet në vendin 31, shumë përpara nesh, dhe Serbia mban numrin 42. Studimi është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbias.
10 te paret ne liste: