KreuCelebrity

Ermal Meta thumbon me mesazhin: “Gëzuar ditën e baballarëve, atyre të vërtetë”!

Marrëdhënia e vështirë me të atin duket vazhdon ta mundojë këngëtarin e njohur she aq të dashur për publikun shqiptar e atë Italian, Ermal Meta. “Gëzuar Ditën e Baballarëve, atyre të vërtetëve”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale në krah të videos së tij, “Lettera a mio padre”, ku rrëfehet një marrëdhënie e vështirë dhe jo e shëndetshme at e bir.

Prindërit e Ermalit u divorcuan kur ai ishte 9 vjec, dhe duket se kjo gjë e goditi shumë.

Dy vjet më parë, ai pati thënë se I ait kishte dalë nga jeta e tij në 1990. “ Nuk e shoh 28 vite. Mungonte edhe atëherë kur ishte. Nuk i flisja as kur ishte në shtëpi. Kam shkruar një këngë “Vietato morire”. Kush e dëgjon mund t’i bëjë dy llogari”, qe shprehur asokohe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF