KreuCelebrity

“Më përplasi kokën dhe më përdhunoi për katër orë’; aktori i njohur merr akuza të rënda!

Aktori i njohur Armie Hammer ka rënë pre e disa akuzave sipas të cilave katër vitë më parë ai ka abuzuar seksualisht dhe fizikisht ndaj një 20 vjeçareje me të cilëj ishte njohur në rrjete sociale. E reja e ka hedhur në gjyq aktorin e famshëm, pasi pretendon se ai e ka përdhunuar për katër orë rresht e madje i ka përplasur kokën në mur.

“Armie Hammer më përdhunoi për rreth katër orë në Los Angeles, si dhe më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste “- ka treguar 24 vjeçarja

Pretendimet e së resë janë hedhur poshtë nga avokati i Hammer, sipas të cilit marrëdhënie intime ka qenë me pëlqimin  e të dy palëve dhe se akuzat janë vetëm për të prishur imazhin e aktorit. Nuk ka qenë aspak një periudhë e lehtë kjo për Armie, pasi kjo akuzë vjen vetëm disa muaj pasi disa gra e akuzuan se ai u ka dëguar mesazhe erotike me përmbajtje kanibalizmi.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF