Sinan Hoxha dhe e shoqja, Andrra, janë bërë prindër për herë të dytë, e këtë vetë këngëtari e pohoi për Arkiva News. Ai tregoi se vogëlushi erdhi në jetë sot, dhe si ai, ashtu edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë. Ansi kështu është bërë me vëlla, dhe familja duket mëse e plotësuar!
Nuk dihet ende se cfarë emri ka zgjedhur cifti për vogëlushin, por besojmë se kjo do të mësohet shumë shpejt. Për herë të parë, Sinani dhe Andrra u bënë prindër përpara 5 vjetësh, dhe duket kanë menduar mirë të mos e vononin më shumë zgjerimin e familjes së tyre.