Sharon Stone, sot 63 vjec, bën disa rrëfime të papritura në liberin e saj të kujtimeve, i cili tashmë mund të porositet edhe online. Aktorja flet aty edhe për momentin kur iu kërkua të filmonte skenën e famshme „Basic Instinct” pa të brendshme.
Regjizori Paul Verhoeven, sic shkruan ajo, e gënjeu që të filmonte pa mbathje duke i thënë se do të ishte me këmbë të kryqëzuara, dhe se ato reflektonin dritën e nuk dukeshin mirë në kamera. “Askush nuk do të shohë asgjë, dua që të heqësh mbathjet sepse e bardha e tyre kthen pas dritën” I kishte thënë ai.
Sharon kishte pësuar një lloj shoku kur e ka parë skenën më pas të filmuar. “ E qëllova Paul me shuplakë në fytyrë dhe ika, shkova tek makina dhe telefonova avokatin tim, Marty Singer. Nuk ishte e ligjshme të më filmonte ashtu”, thotë ajo. Pastaj megjithatë kishte marrë një vendim të papritur, pasi kishte ndjerë dhe një lloj detyrimi përpara regjisorit që e kishte mbështetur shumë deri në atë moment të karrierës. “ Isha thjesht një aktore, një femër, cfarë mund të bëja? Por kisha mundësi zgjedhjeje. Kështu që u mendova, e u mendova dhe në fund, e lejova skenën të transmetohej. Përse? Sepse kjo ishte gjëja më e drejtë për të bërë ndaj filmit dhe ndaj vetë personazhit”, shprehet Stone.