Një ndër veprimet e rralla të familjeve mbretërore është shfaqja e intimitetit në publik. Ndonëse shumë kohë më parë, dy anëtarë të një familje mbretërore e kishin të ndaluar të shfaqnin afeksion ndaj njëri tjetrit në publik, madje nuk mund të kapeshin as përdore me njëri tjetrin, dekadat e fundit historia ka ndryshuar e ndonëse nuk ndodh shpesh, por herë pas here fotografët kanë kapur çiftet e familjes mbretërore duke u puthur.
