Një tjetër humbje nga Covid 19 në radhët e bluzave të bardha trondit opinionin publik. E shtruar prej disa ditësh në spital, mjekja endokrinologe Valentina Lile nuk ia doli ta fitonte betejën me sëmundjen tinzare.
Familjarët ishin përpjekur shumë ta ndihmonin, dhe vetëm 5 ditë më parë, kishin lëshuar dhe një apel përmes rrjeteve sociale ku kërkonin dhurues gjaku, pasi mjekja kishte grup gjaku “0+”, që qështë më i vështirë për t’u gjetur. Lajmin e vdekjes së saj e përcolli i biri, Ilir Lilo. “Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të dashur, mamasë time Valentina Lile . Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë” U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase”, ka shkruar ai.