Princi Harry e ka vuajtur më shumë nga sa mund të duket vdekjen në moshë të re të të ëmës. Ai ishte vetëm 12 vjec kur princesha Diana u shua në aksidentin e tmerrshëm rrugor në Paris, dhe duket e pati shumë të vështirë të merrte veten pas asaj humbjeje.
Harry, sot 36 vjec, shkruan se largimi nga jeta i së ëmës në vitin 1997 kishte lënë brenda tij një boshllëk të tmerrshëm. Tani megjithatë që ka krijuar familjen e vet dhe thotë se më në fund, atë boshllëk e ka mbushur me dashuri e mbështetje. Duka i Sussex, reflektoi mbi dhimbjen e vdekjes së nënës së tij, në një parathënien për një libër për fëmijët e punëtorëve shëndetësor të cilët kanë vdekur në pandemia.