KreuCelebrity

Florjana Garo rikthehet në programin që e krijoi vetë; kësaj here si e ftuar!

Dikur ajo ishte e zonja e shtëpisë, ndërsa sot katër vite pasi hoqi dorë nga televizioni, Florjana Garo shfaqet “Jo vetëm modë”, programin që vetë krijoi si e ftuar special.

Programi i sotëm, do të jetë ndër më specialët pasi kësaj here Garo përballë Orinda Hutës do të rrëfehet në pozicionin e të mysafires.

 

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

“Kush tha që rikthimet nuk janë të bukura”; shkruan Orinda përbri videos promovuese të programit të kësaj së shtune, duke na bërë mjafueshëm kuriozë për të ndjekur ‘Jo vetëm modë’.

Florjana Garo la televizionin e njëkohësisht edhe Shqipërinë katër vite më parë, pasi vendosi të vijojë jetën private në Zvicër aty ku bashkëshorti i saj jeton dhe punon prej vitesh.

Rikthimi në Shqipëri i Garos erdhi si pasojë e ofertës së Partisë Demokratike që i ofroi ish-moderatores pozicionin e zëdhënëses së fushatës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF